×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga policia

    Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen shtatë persona

    Reporteri
    05 Tetor 2024 | 20:05

    Shtatë persona janë lënduar në një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha për gazetën online Reporteri.net  se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

    Në aksident janë përfshirë tri vetura.

    “Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.

    Njësitë plicore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!