Policia e Kosovës njoftoi se të paktën nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, përkatësisht në fshatin Stantërg.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e përfshirë nuk dihet nëse kanë pësuar lëndime të rënda.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Stantërg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar nëntë persona”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.