Një aksident komunikacioni ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht tek lokacioni afër “Kronit të Mbretit”.
Në pamjet e dërguara në adresë të Reporterit, shihet se drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin duke u përplasur kështu me mbrojtëset e rrugës, përkatësisht duke hyrë mespërmes tyre.
Përpos dëmeve materiale në këtë aksident nuk ka të lënduar, apo vetura të tjera të përfshira.
Policia tashmë janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.