×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 19:40

    Sonte rreth orës 18:00, ka ndodhur një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si rezultat i ndeshjes, katër persona janë lënduar.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar, Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

    Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka konfirmuar Kelani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!