Një aksident trafiku ka ka ndodhur në rrugën Gjilan – Ferizaj, përkatësisht në dalje të fshatit Partesh.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Po ka ndodhur një aksident në fshatin Partesh, ku janë lënduar dy persona por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Ata janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Hashani.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se shkaqet e aksidentit akoma nuk dihen.
Një aksident me dy të lënduar para dy ditësh ndodhi edhe në Prishtinë konkretisht në rrugën “Agim Ramdani”, çka personat e lënduar u dërguan për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë në QKUK.
Kujtojmë se thuajse nuk po shkon ditë pa ndodhur aksidente në trafik. Ditët e kaluara askidente më të shopeshta ndodhën në magjistralen Prishtinë-Podujevë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.