×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Gjakovë, 5 persona të lënduar

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:09

    Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dol të Gjakovës.


    Reporteri.net ka siguruar një foto të aksidenti, i cili sipas policisë ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

    Rastin e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

    “Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të madhe, ky dy vetura pasi nuk i kanë respektuar rregullat dhe e kanë goditur veturën e tretë”, ka thënë Sahatqija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!