×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Klinë, lëndohen 7 persona

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 10:50

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku janë përfshirë dy vetura.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku lëndime kanë marrë shtatë persona”, tha Gashi.

    Gashi shtoi se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe se policia është duke u marrë me hetimin e shkaqeve që kanë çuar deri tek aksidenti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!