Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjakovë – Prizren, me çrast janë lënduar persë persona.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policisë rajonale të Gjakovës.
“Në orën 08:00 minuta në mëngjes, në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, me ç’rast kemi pesë persona të lënduar të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë dhe aksidenti ka ardhë si pasojë e tejkalimit të pasigurt. Në aksident janë përfshirë dy vetura”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa sa i përket rrugëve pas reshjeve të shiut, ajo tha se nuk ka vështirësi në komunikacion në këtë rajon dhe se janë duke kontrolluar gjendjen vazhdimisht. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.