Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Aksidenti ndodhi në mes dy veturave te Penda e Livoqit të Epërm.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai, tha se nga ky aksident pati vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
“Ka veç dëme material, nuk kemi informata për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Hashani.
Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe kolonë në këtë aks rrugor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.