×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 18:51

    Një aksident trafiku në ems dy automjetesh ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pejton” në Prishtinë.


    Policia ka njoftuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Ju konfirmoj se me datën 10.05.2020 rreth orës 17:40 në Prishtinë në rrugën “Ukshin Hoti” është shkaktuar një aksident trafiku në mes dy automjeteve, Golf 5 dhe Land Rover. Njësitet kompetente policore dhe ato të trafikut i janë përgjigjur rastit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore. Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe të nëjjtit janë përcjellë për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!