×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident zingjiror në rrugën Prishtinë- Pejë: 6 persona të lënduar

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 19:20

    Në fshatin e Vragolisë, në rrugë Prishtinë- Pejë ka rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 4 vetura, ku janë lënduar 6 persona.


    Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete, teksa dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

    “Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë. Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve. Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merrët me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rrugë tani është e lirë për qarkullim të rrjedhshëm”, ka thënë për Reporteri.net Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë në Pejë.

    Policia ka apeluar tek vozitësit që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë më të kujdesshëm, vigjilentë dhe tu përshtaten kushteve në rrugë në mënyrë që të shmangen aksidente të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!