Drejtori i spitalit në kroaci, Josip Samardziç, tha se 45 persona ishin pranuar për tretman në spital që nga mëngjesi i sotëm, pasi një autobus me targa kosovare u aksidentua rëndë në autostradë afër “Slavonski Brod”, shkruan mediumi kroat index.hr.
Tutje, burimet e Gazetës Online “Reporteri.net” brenda ambasadës së Kosovës në Kroaci bëjnë të ditur se numri i personave që janë në gjendje të rëndë ka shkuar në 13.
Po ashtu, të paktën 10 persona raportohet të jenë vdekur si pasojë e këtij aksidenti.
Ende nuk dihen shkaqen që çuan deri në këtë aksident.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.