×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksidenti i rëndë në Norvegji, Ambasada e Kosovës hap linjë telefonike – deri tani nuk raportohet për shtetas kosovarë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 14:29

    Ambasada e Kosovës në Norvegji, ka hapur një linjë telefonike për bashkatdhetarët atje pas aksidentit me fatalitet të autobusit në qytetin e Nordlandit.

    Në njoftim po ashtu thuhet se deri tani nuk ka njoftim për shtetas të Kosovës që janë përfshirë në aksident.

    “Të nderuar bashkatdhetarë, ju njoftojmë se pas aksidentit të autobusit në Nordland, Norvegji është hapur një linjë telefonike për të afërmit. Numri i telefonit është +4781502800”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Kujtojmë se një autobus që transportonte disa turistë të huaj doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht i zhytur në një liqen pranë ngushticës Raftsundet në Norvegji, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe katër tjerë janë lënduar.

    “Shumë nga pasagjerët në autobus ishin shtetas të huaj”, tha policia, duke shtuar se 58 persona u prekën nga aksidenti.

    Autobusi ishte larguar nga Hadsel, Norvegji dhe po shkonte përgjatë autostradës E10 kur përplasja ndodhi pranë Raftsundet. Automjeti u gjet pjesërisht i zhytur në liqenin Asvatnet.

    Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet për tre të vdekur

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!