×
  • Lajme
  • Lajme / Komunikata

    Aksidenti me fatalitet në Klinë, policia thotë se viktima humbi kontrollin dhe ra në humnerë për shkak të shpejtësisë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2024 | 20:00

    Policia në Pejë ka dalë me komunikatë për media lidhur me aksidentin me fatalitet në fshatin Volljakë të Klinës ku humbi jetën një i ri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku viktima humb kontrollin.

    “Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Komunikata e plotë:

    Ju informojmë se me datë 15 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakё-Klinё.

    Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

    Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur ne fshatin Volljakё-Klinё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё.

    Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore.

    Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!