Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka vdekur ngasësi i motoçikletës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bër ëme dije se është arrestuar shoferja e veturës dhe se është dërguar në mbajtje, shkruan Reporteri.net.
“Lipjan / 24.06.2025 – 17:43. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.