×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet Adem Grabovci, policia jep detaje

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 22:00

    Është aksidentuar ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci që në opinion njihet si “shefi i shefave”. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë dhe fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por  vetëm dëme materiale.

    “Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Peje ne dalje te autostrades te Gjurgjica dhe raportohet vetem per deme materiale. Njesitet kompetente policore po trajton rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha për Express.

    Ndërkaq vet Grabovci ka deklaruar për Express se vetura e tij ka goditur një veturë tjetër, por nuk ka treguar nëse ai ishte brenda veturës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!