Tre persona janë lënduar nga një vetaksident në Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku ka qenë i përfshire një automjet. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Me këtë rast po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.
Vetura e përfshirë në aksident është me targa të Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.