×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmi i fundit

    Aksion i policisë në Prishtinë dhe Pejë për fajde, arrestohen tre persona

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 21:05
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje ka nisur një aksion kundër fajdeve në rajonet e Pejës dhe Prishtinës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Policia e ka cilësuar si goditje e një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Gjatë këtij aksioni, deri më tani janë arrestuar tre persona.

    “Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, ka njoftuar policia.

    Policia e Kosovës, do t’u mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!