×
  • Lajme
  • Lajme / Bastisje

    Aksion kundër fajdes në disa lokacione në Prishtinë, katër të arrestuar deri më tani

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 8:46

    Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar sot një aksion kundër fajdes. Bastisjet siç është bërë e ditur në në njoftim, janë kryer në orët e para të mëngjesit së sotëm.

    Katër persona janë vënë në pranga, njofton Prokuroria.

    Nga Prokuroria kanë paralajmëruar se ndaj të arrestuarve do të ndërmerren edhe veprime të tjera ligjore.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

    Ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore. Lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!