Aksion në Prishtinë, inspektorët po i zbrazin kafiteritë në rrugën B

Kafetëritë në rrugën B janë zbrazur nga Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Policisë së Kosovës. Kjo pas një aksioni të nisur nga këta Inspektor.


Inspektorët kanë gjobitur pronarët e lokalëvë por edhe qytetarët për shkelje të ligjit anti-covid.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lami Thaci.

Një numër i madh i Inspektoreve janë duke shikuar sa është duke respektuar ligji kundër koronavirust.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 në festat e Marsit. ndaj të gjithë shkelësve. Në secilin rast kur inspektorët ne teren hasin veprime qe janë ne kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës do të veprojnë konform mandatit ligjorë” ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë aksion është duke marrë pjesë edhe Policia e Kosovës

“Bashkë me Policinë jemi duke vepruar ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës për të penguar organizimet me grumbullim të njerëzve, veprime të cilat ndikojnë ne rritje të numrit të të infektuarve. Qytetaret e shendosh janë gjeja me e çmueshme qe ka vendi, ketë duhet ruajtur edhe ne festa”, deklaroi ai për Infokusin.

Më poshtë gjeni fotografi nga vendi i ngjarjes.