×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dogana kap mallra të kontrabanduara nga Serbia

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 15:04

    Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.


    Në stacionin e autobusëve në Prishtinë është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë të një kompanie.

    “Pas kontrollit detal të bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit është gjetur mall për të cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia”, bën të ditur Dogana e Kosovës.

    Malli i sekuestruar është si më poshtë:

    Tekstil origjinal – Serbi

    Material higjenik – origjina Serbi

    Nargile – origjina Turqi

    “I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuarit ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!