×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion si në filma: Policia futet nëpër zyra dhe arreston serbët

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:33

    Që nga mëngjesi i sotëm njësitet speciale të Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion për arrestimin e të dyshuarve për kontrabandë dhe krim të organizuar.


    Deri në këtë moment janë arrestuar 13 persona, prej të cilëve edhe zyrtarë policorë e doganierë, shkruan Reporteri.net.

    Një video tregon momentin kur Policia e Kosovës u fut në ambientet e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi disa zyrtarë policorë të nacionalitetit serb.

    Aty shihen pamje si në filma, ku dhjetëra zyrtarë policorë me armë të gjata arrestojnë kolegët e tyre që dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar.

    Sidoqoftë, këtij aksioni u mundua t’i jepet kahje politike nga Qeveria e Serbisë, mirëpo kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ta që të mos i pengojnë përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.

    Ndryshe, katër zyrtarë policorë raportohet të jenë plagosur dhe po marrin tretman në Spitalin e Mitrovicës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!