12 persona janë arrestuar sot në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa komuna të vendit, 10 prej tyre zyrtarë të shtetit.
Këto detaje janë bërë të ditura në një konferencë të përbashkët për media të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Policisë së Kosovës.
Kryeprokurori Lumezi, ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim.
E Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se aksioni i Policisë pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Sipas burimeve, policia nesër pritet të “trokas” në një nga ministritë e Qeverisë së Kosovës, pasi dyshohet se zyrtarë të caktuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kujtojmë se Prokurori i shtetit bëri të ditur se sot janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, disa vetura dhe laptopë.
Periudha e veprimtarive kriminale të pretenduar është mes viteve 2020-2021. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.