×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza për rastin e përdhunimit në Drenas: Profesori i humbi virgjërinë nxënëses së tij të mitur

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 18:00

    Tre profesorë, një polic, një avokat dhe një punëtor i Qendrës për Punë Sociale dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vajzës së Drenasit, i njohur në publik si rasti “Drenasi”.


    Përmes mesazheve erotike, disa nga të akuzuarit për “keqpërdorimin seksual” vajzën e mitur nga Drenasi, tentonin ta bindin atë që të dilnin bashkë.

    Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria e Shtetit, në të cilën akuzohen 6 persona si të dyshuar për “keqpërdorimin seksual të së miturës”, profesorët e dyshuar për rastin, Sh.Xh. dhe F.C., i kishin dërguar vajzës mesazhe erotike.

    Pra, Shkelzen Xhekaj, sipas prokurorisë, dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin.

    “[…] pastaj i jep komplimente të ndryshme të dëmtuarës, me fjalët: “je e bukur, fotogjene”, pastaj pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj, e më pastaj vazhdojnë dhe takohen edhe herave tjera edhe nëpër vende dhe motele të ndryshme si në motel “B****” në Fushë Kosovë”, shkruhet në aktakuzë, teksa zbulohen detaje të bisedave të profesorit Sh.Xh me të miturën nga Drenasi.

    Ndërkaq, profesori tjetër, 59-vjeçari F.C., dyshohet se i ka dërguar fotografi nudo të tij viktimës duke i shprehur edhe komplimente tejet banale.

    “Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000,e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet dhe i është besuar atij për edukim, të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës Art figurativ në SHMU “Rasim Kiqina” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook” ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë ‘je e bukur,je kralicë, me mujt të kisha lëpi si sheqerin e të kisha shkri, ta ha p…., a po dalim se jam në formë’ dhe i ka dërguar edhe fotografi nudo të tij të cilat janë gjetur në telefonin e të dëmtuarës pas ekzaminimit që i është bërë”, thuhet në aktakuzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!