×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër gjashtë personave për fajde e bixhoz

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 16:45

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për veprat penale “Fajde” dhe “Krim i Organizuar”.


    Sipas njoftimit, të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale “Detyrim” e “Organizimi i Skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Në njoftimin e PSRK-së nuk bëhet e ditur se kush janë të pandehurit.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde” nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Krim i Organizuar” nga neni 283” paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Po ashtu, të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale bazë “Detyrim” nga neni 340 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe, veprën penale “Organizimi i Skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, e paraparë dhe e sanksionuar në nenin 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës me numër Nr. 04/L-082. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!