×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj 31 personave për dallaveret me patentë shoferë, anulohen testet e 45 kandidatëve

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 11:16

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 31 personave në rastin e “patentë shoferëve”.


    Personat me inicialet: N.LL., F.A., F.E., F.F., A.B., L.Sh., A.R., F.L., Sh.Z., E.B., D.ZH., N.B., A.M., L.A., M.M., A.T., P.T., B.J., S.RR., F.F., B.P., N.Th., S.B., E.L., D.I., E.F., M.R., H.H., M.D., L.H. dhe B.J., dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “, , “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve “, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare “, “Dhënia e ryshfetit “,“Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat”, dhe “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”.

    Sipas njoftimit për media, lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë dëshmitarëve bashkëpunues dhe një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

    “Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për 21 zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për 45 kandidatë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!