×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivistët e Vetëvendosjes nga Kçiqi i Madh në Mitrovicë kalojnë në PDK

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 15:11

    Dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga nëndega e Vetëvendosjes në Kçiq të Madh të Mitrovicës, kanë aderuar të dielën në PDK.


    Ata janë pritur nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë Bedri Hamza.

    Nëpërmjet një statusi në Facebook, dega e PDK-së në Mitrovicë ka bërë të ditur se shumë qytetarë në vazhdimësi po i bashkohen PDK-së në mbështetje të kreut të saj Kadri Veseli për kryeministër.

    “Partisë Demokratike në Mitrovicë sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh! Në zyrat e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës së PDK-së, Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë. Anëtarët e rinj shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli!”, thuhet në postimin e Degës së PDK-së në Mitrovicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!