Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica, Imer Fejza, ka thënë se LDK-ja ka dërguar qindra dëshmitarë për të dëshmuar kundër UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Ndërkohë, sipas aktivisti Fejza, krahu i luftës po i fërkon duart të futet në koalicion me LDK-në, shkruan “Jepi zë”.
Për këtë qasje të PDK-së, ai e ka quajtuar patetikë krahun e luftës.
“Qindra dëshmitarë ka dërguar LDK-ja në Gjykatën Speciale për të dëshmuar kundër UÇK-së. Ndërkohë që PDK-ja (krahu i luftës), fërkon duart të futet në qeveri me LDK-në. Patetik se jo mahi!”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, vetë LDK-ja dhe Qeveria e Kosovës i ka dalë në mbrojtje luftës së UÇK-së, duke e quajtur të shenjtë, mirëpo duke theksuar se nuk mund të ndërhyjnë në drejtësi.
“Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre. Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare. Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimit demokratik të Kosovës. Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale”, ka thënë Isa Mustafa.
Sidoqoftë, eprorët e UÇK-së, po akuzohen për vrasje(përfshirë edhe zyrtarë të LDK-së), torturime dhe shumë akuza të tjera që, sipas prokurorëve të Speciales, dyshohet se janë kryer në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë./Reporteri.net.