Aktivisti nga Malisheva pas 29 vitesh braktis LDK-në për AAK-në

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij po i bashkohet një aktivist i njohur nga LDK-ja.


Ai ka treguar se sot është takuar për kafe me Fazli Kastratin, të cilin ai e ka cilësuar si njërin ndër aktivistat më të dalluar të LDK-së në komunën e Malishevës e më gjerë.

“Së shpejti do t’i bashkojmë rrugët tona. Respekt për Fazli Kastratin dhe shokët e tij që vendosën të rrugëtojmë bashkë. Të mërkurën në ora 20:00 do ketë edhe informata tjera. Fazliu së bashku me rrethin e tij për plot 29 vite i qëndroi besnik frymës Rugoviane. Respekt e na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.