×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat për vjedhje të brendshme të votave prekin edhe LDK-në

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 20:22

    Akuzat për tjetërsim të vullnetit të votuesve kanë prekur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Kandidati për deputet i kësaj partie, Fitim Havolli, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ka fakte se komisionarët kanë bërë jo vetëm gabime teknike, por edhe aso politike.

    “Gabimet e mëdha në çdo rinumërim të kutive me formularë të dorëzuara në KQZ , japin indikacione të mëdha për rinumërimin e gjitha kutive në secilin vend! Rinumërimi i votave për kandidatët brenda partive vetëm sa i fuqizojnë ata/ato, por ka edhe shumë të tjerë që pritet të dalin fitues! Në secilën kuti ka ndryshime të votave në rinumërim”, ka shkruar Havolli.

    Ai ka thënë se “ka gabime teknike, por ka edhe gabime politike”.

    “Besimi qytetar duhet të shkojë aty ku e ka adresuar qytetari ,e jo komisioneri!”, ka thënë Havolli, teksa ka thënë se po jep edhe një shembull për ilustrim, e duke tërhequr vërejtjen se në secilën kuti ka të tilla gabime.

    “Nëse rinumërohen të gjitha kutitë, një 10-she e kandidatëve mund edhe të jetë e tillë, të tjerët do të lëvizin nga pozicionet e dala nëpër gazeta të ndryshme! Unë pres rezultatin preliminar të KQZ-së, pastaj do ngrehim shqetësimet tona faktike bashkë me shumë kolegë të tjerë”, ka thënë Havolli.

    Kandidati për deputet nga kjo parti, Naser Rugova, i cili pranoi se nuk do të jetë deputet në mandatin e ardhshëm, tha se fajin për këtë nuk do ta kërkojë në teori konspirative.

    Akuza për vjedhje votash brenda partisë ka pasur edhe në AAK e PDK.

    Kandidatja e AAK-së, Besa Luzha ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë votuar në një vendvotim, derisa asaj nga kjo listë iu shkrua vetëm një votë.

    Edhe Blerim Latifi i PDK-së tha se këtë parti e ka mundur lufta në mes të kandidatëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!