×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzohet se vrau kunatën e tij para fëmijëve të saj, nis gjykimi ndaj kosovarit në Zvicër

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 9:11

    Një burrë 48 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Löhne, (Landi Nordrhein Westfallen, Gjermani), po akuzohet se ka qëlluar për vdekje kunatën e tij 33 vjeçe, para fëmijëve të saj.


    Për këtë vepër të rëndë penale ai qëndruar në bankën e zezë të Gjykatës së Qarkut në Bielefeld që nga e marta, shkruan dpa.de.

    Tre fëmijë adoleshentë kanë parë nënën e tyre duke vdekur në apartament, ka deklaruar vëllai i të pandehurit si dëshmitar në fillim të gjykimit.

    Sipas zyrës së prokurorit publik, i pandehuri nga Kosova në të vërtetë kishte për qëllim të vriste gruan e tij pasi që ajo ishte ndarë nga ai.

    Me një çelës duplikat ai kishte hyrë në banesën e gruas së tij në dhjetor të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Aty ai kishte takuar kunatën, vëllain e tij dhe fëmijët në moshën 12, 13 dhe 14 vjeç.

    Vëllai dhe kunata e kishin vizituar ish bashkëshorten e vëllait për t`i shprehur mbështetje nga burri i dhunshëm, i akuzuari i sotëm për vrasje.

    Vëllai dhe kunata janë përpjekur ta nxjerrin burrin e zemëruar nga banesa. Por sipas prokurorisë, ai kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte qëlluar të dytë. Vëllai kishte rënë i plagosur, në dysheme dhe atëherë dorasi ka qëlluar në drejtim të kunatës të cilën e kishte vrarë me një të shtënë në gjoks.

    Anëtarët e tjerë të familjes e kishin bllokuar të armatosurin dhe e kishin mbajtur derisa kishte ardhur policia.

    I pandehuri ka qëndruar i heshtur në fillim të gjykimit. Por ai do ta japë një deklaratë përmes avokatit të tij, në rrjedhën e mëtejshme të procesit, është thënë në ditën e parë të procesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!