Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Foto arkiv

Ka rezultuar alarm i rrejshëm dyshimi për shpërthimin e mundshëm në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë objektit