Tahir Ahmeti, i cili është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka deklaruar se institucionet duhet të bëjnë përgatitjet maksimale dhe profesionale për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjor, shkruan Reporteri.net
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se një pakujdesi e vogël, mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Postimi i plotë:
Me fillimin e muajve të verës dhe temperaturave të larta, fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore.
Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.
Andaj institucionet përgjegjëse duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.