×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 12:02

    Alarmi për bombë në aeroportin “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga Aeroporti i Prishtinës kanë njoftuar se tashmë fluturimet janë kthyer dhe të gjitha do të procesohen si zakonisht.

    “Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet në njoftim.

    Kjo nuk është hera e parë që ka pasur alarme për mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinës. Këto alarme  edhe në të kaluarën kishin rezultuar të rrejshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!