×
  • Lajme
  • Lajme

    Albena Reshitaj sqarohet për pjesëmarrjen në votimin: S’mund të lejoja që zgjedhja e presidentit të varej nga Lista Serbe

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 23:32

    Deputetja Albena Reshitaj ka treguar se pse mori pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit përkundër vendimit të AAK’së për të mos marrë pjesë në këtë seancë.


    “Nuk kam mundur të lejojë që e ardhmja e funksionalizimit të institucioneve të vendit tonë, respektivisht funksionalizimit të institucionit më kredibil të vendit, presidentit me u varë nga Lista Serbe e cila siç e dimë të gjithë është e direktuar direkt nga politikat e gabuara të Vuçiqit nga Beogradi”, tha Reshitaj.

    “Ju e dini që ne tashmë jemi në një fazë jashtëzakonisht të keqe të pandemisë ku nga pothuajse një mijë vetë në ditë njerëz të infektuar dhe kemi rekord të vdekjeve të pacientëve nga ky virus. Është më pakta që qytetarëve u duhet të shkojnë në zgjedhje”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!