×
  • Lajme
  • Lajme

    Albena Reshitaj thotë se nëse e përjashtojnë nga AAK do të mbetet deputete e pavarur

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 20:24

    Pasi nuk e respektoi vendimin e parties së saj, AAK-së dhe mori pjesë në seancën dhe votimin e Vjosa Osmanit për presidente, deputetja Albena Reshitaj, ka deklaruar se vazhdon të mbetet në partinë e Ramush Haradinajt derisa nuk ka një vendim ndryshe.


    Ajo tha se nëse veç AAK e përjashton, atëherë do të mbetet e pavarur, shkruan Reporteri.net.

    “Jam nënkryetare e AAK-së, do të qëndroj e tillë derisa nuk do të ketë ndonjë zhvillim brenda parties. Ka qenë vendim i duhur, prandaj e kam marrë këtë vendim”, tha ajo.

    Kujtojmë se AAK nuk e ka mirëpritur vendimin e Reshitajt për të marrë pjesë në seancë, por nuk kanë bërë të ditur nëse do ta përjashtojnë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!