×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti thotë që të mos shkoni në spital nëse dyshoni, tregon arsyen

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 17:49

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media u drejtohen qytetarëve në lidhje me koronavirusin, ku kanë lajmëruar qytetarët për dy rastet që rezultuan pozitiv, në Kosovë.


    Gjatë këtij fjalimi Kurti ka thënë se të gjithë ata që dyshojnë se kanë simptoma të virusit, të mos shkojnë në spital.

    “Lus qytetarët të mos frikesohen dhe të mos paraqiten në spital nëse kanë sheja të virusit. Me këtë rast Ministria e Shëndetesis ka vënë në dispozion një numër për të gjithë ata ku mund të lajmrohen nese dyshojne se kanë probleme akute, me koll dhe me frymarrje”.

    Ndër të tjerash Kurti për të gjithë qytetarët e Kosovës ka bërë të ditur edhe numrin ku mund të lajmërohen në rast se kanë nevojë

    “Ky është numri që e kemi vënë në dispozicion: 03820080800”, ka theksuar Kurti.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!