×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti aderon në Vetëvendosje

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 12:29

    Vetëvendosje po pranon aderime të reja në parti ditët pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Por, aderimi i djeshëm në këtë parti është më i veçantë – një koincidencë interesante.

    Emnaku i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, është anëtari më i ri i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë.

    Për këtë ka njoftuar anëtari i partisë Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një shkrimi në Facebook.

    “Mbrëmë pranuam antarësimin e Albin Iljaz Kurtit. Koiqidencë, por e vërtet e madhe. Albini ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në Gjakovë. Me profesion është rrobaqepës, por pasion e ka dizajnin. Albin, emri dhe mbiemri yt është simbol i shpresës në Kosovë. E di, është përgjegjësi, por mbi gjitha mbaje me krenari se #erdhiDita”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2659270407424719&set=a.510266638991784&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!