Njëri nga personat më me ndikim në Podujevë të Lëvizjes dhe personi më i afërt gjatë protestave të Vetëvendosjes, ku i qëndronte afër kryeministrit Albin Kurti, është Blerim Maqastena, është kthyer tani në një kritik i madh i ndryshimeve të Kurti, 2 vjet pasi ai braktisi VV’në, shkruan Gazeta Metro.
Blerim Maqastena dikur me trupin e tij mbronte Kurtin nga plumbat e gomës, ishte një aktivist i devotshëm dhe i guximshëm duke rrezikuar gjithçka shpeshherë vetëm e vetëm për ta mbrojtur Kurtin.
Por, Maqastena është njëri nga personat i cili ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje pasi është zhgënjyer shumë me veprimet dhe sjelljet e Albin Kurtit.
Ai gjatë aktivitetit në Vetëvendosje ishte gjithmonë pranë Albin Kurtit siç mund t’i shini edhe disa foto më poshtë.
Ai dikur ishte pjesë e Kuvendit Komunal të Podujevës si asamblistë nga radhët e Vetëvendosjes, por tani ka kaluar tek PSD’ja dhe është asamblist i kësaj partie në këtë komunë.
Maqastena që doli një nga dy më të votuarit pas bartësit të listës në zgjedhjet e fundit lokale, sot nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje!
Përmes shumë statuseve në Facebook dhe qëndrimeve të tij publike ai kishte kritikuar ndryshimet e Kurtit dhe sjelljet ultra-pragmatiste të tij.
Përveç Maqastenes edhe aktivistë të tjerë të devotshëm ishin larguan nga Vetëvendosje në Podujevë dhe po ashtu së fundi pas vendosjes së Shpejtim Bulliqit, nga një ish-anëtari të LDK në krye të partisë atje.