Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt në një konferencë për media kanë bërë të ditur se lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të Vetëvendosjes.
Kurti tha se të dy subjektet do ti gjeni në të njejtin vend dhe për të njëjtin qëllim, luftën kundër korrupsionit dhe një shtet të të gjithë qytetarëve, shkruan Reporteri.net
“Sot kur na ndajnë saktësisht 1 muaj nga zgjedhjet, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një listë. Me subjektet tona do të na gjeni në të njëjtin vend e për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshjet për shtet pa korrupsion, shtet të të gjithë qytetarëve pa dallime. Në fushatë do të angazhohemi bashkë”, u shpreh Kurti.
Ai po ashtu tha se vendi ka nevojë për një presidente të re dhe se presidentja aktuale duhet të rilegjitimohet.
“Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe”, tha ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.