×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e quan “lajm të mirë” takimin me Thaçin

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 18:02

    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të rëndësishëm dhe lajm të mirë takimin që zhvilloi sot me presidentin Hashim Thaçi.


    Ai ka thënë se është lajm i mirë kur presidenti dhe kryeministri bisedojnë së bashku, shkruan Reporteri.net.

    “Megjithatë mendoj se ka qenë një takim i rëndësishëm. Takim i cili është lajm i mir ëpër shtetin e Kosovës, meqënëse presidenti dhe kryeministri bisedojnë së bashku për atë që është e përbashkët”, ka thënë Kurti.

    Ndër të tjera, Kurti e ka quajtur substancial takimin me Thaçin, duke shtuar se ka biseduar edhe për taksën edhe për dialogun.

    “Ishte një takim në të cilin ne u dakorduam të takohemi, në mënyrë që të komunikojmë edhe të bashkëpunojmë sidomos sa i përket politikës së jashtme. Por më duhet të them se takimi ka hapur një mori temash, prej minischengenit deri tek aleanca ballkanika. Prej çështjeve të pozitës e opozitës, e deri tek dialogu e heqja e taksës e kështu me radhë. Por, megjithatë mendoj se ka qenë një takim i rëndësishëm. Takim i cili është lajm i mir ëpër shtetin e Kosovës, meqënëse presidenti dhe kryeministri bisedojnë së bashku për atë që është e përbashkët”, ka shtuar Kurti.

    Ndërkaq, kryeministri Kurti ka konfirmuar se janë dakorduar për t’u takuar sërish me presidentin Thaçi.

    Ndryshe, edhe presidenti Thaçi e ka konsideruar si konstruktiv takimin me kryeministrin Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!