×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e Vjosa Osmani dalin të lumtur nga takimi: U morëm vesh për të qeverisur bashkë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 13:51

    Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së.


    Kurti pas takimit ka deklaruar se janë dakorduar që të ketë një dysheme prej 30 % të përfaqësimit gjinor dhe zvogëlim të kabinetit qeveritar.

    “Minimalisht do të jenë 30 % gra, edhe në mesin e minsitrave edhe në mesin e zv.minsitrave. Do të kemi më pak ministra e zv.minsitra, por do të kemi më shumë përkushtim e punë. Ekipet tona profesionale do të takohen për të harmonizuar programet dhe për të dakorduar për projektet tona. Jemi pajtuar për të qeverisur bashkë”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai shtoj se nuk kanë diskutuar për emra të përveçëm se kush do të jenë ministrat.

    “Ne kemi diskutuar si do të zvogëlojmë kabinetin e ardhshëm qeveritar, por nuk kemi disktuar për emra të përveçëm nëpër pozita”, ka deklaruar Kurti.

    Kurse Vjosa Osmani tha se dy partitë do të qeverisin bashkë dhe në ditët në vijim do të bisedojnë sërish.

    “Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve, por dy partitë treguan për të qeverisur bashkë dhe vullnetin e mirë për të punuar në interes të qytetarëve të Kosovës. “Ka disa gjëra që filluam diskutimet tona, sa i përket një qeverie që do të reduktohet në numrin e ministrive, por që do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëjmë në të mirë qytetarëve. Pastaj do të krijojmë grupet punuese të dyja partive për të diskutuar detajet dhe çdo gjë që kemi para nesh”, ka deklaruar Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!