×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e Vjosa Osmani takojnë Sheremet Sejdiun, babain e 4 dëshmorëve nga Çirezi

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 19:04

    Në përvjetorin e masakrës së Çirezit, Sheremet Sejdiu, babai i katër dëshmorëve ka pritur shumë mysafirë. E në mesin e atyre që e vizituan Sejdiun ishin edhe U.d. Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin në ardhje Albin Kurti.


    Beteja e Likoshanit dhe Çirezit u mori jetën shumë civilëve.

    Bacës Sheremet ia vranë 4 djemtë, ndërsa fotografia me bijtë e tij të vdekur dhe të mbëshjtellur me flamuj kombëtar, kishte bërë që shumë të rinj t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Jeta e bacës Sherement ka qenë e vështirë dhe plotë sfida, por ai gjithmonë ka gjetur forcën për të inkurajuar të rinjtë të punojnë për të mirën e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!