×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti nesër raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 16:06

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.


    Në rend të ditës do të jetë edhe raportimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

    Njoftimi i plotë i Kuvendit:

    Seanca plenare e Kuvendit
    Vendi:     Kuvendi i Kosovës
    Koha:    10:00

    Rendi i ditës

    1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2.  Pyetjet parlamentare,

    3.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    4.  Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

    5.  Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

    6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

    7.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

    8.  Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!