×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti nuk ia jep dorën shefit të EULEX, i flet me bërryl

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 13:07

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t’i përfillet deri në detaje sugjerimeve të eskpertëve rreth përhapjes së koronavirusit.


    Ai nuk i ka dhënë dorën sot shefit të EULEX, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin pati takim në zyrën e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Masat parandaluese kunder përhapjes së coronavirusit në takimet e kryeministrit”, ka shkruar këshilltari për media i Kurtit, Erzen Vraniqi.

    Ndërkohë, këto masa të kryeministrit Kurti vijnë vetëm një ditë pasi e tha vetë se nuk do t’u flas për dore as ministrave të tij.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga institucionet që të nisin me dezinfektimin e hapësirave të tyre, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!