×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti reagon për rrahjen ndaj gazetarit Duriqi, faj për rastin i lë edhe pushtetit në detyrë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 19:29

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin që iu bë gazetarit Visar Duriqi, nga i cili pësoi edhe lëndime trupore. Kurti i ka ftuar organet kompetente të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit, shkruan Reporteri.net.


    Kurti ka thënë se rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron.

    Postimi i plotë:

    Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

    I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!