×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti refuzon ftesën e Haradinajt për takim, e çon Liburn Aliun

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 14:08

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar për sot në takim kryetarët e partive parlamentare, për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës në rast të heqjes së taksës.


    Për këtë ftesë, Haradinaj është lutur të mos refuzohet pasi siç thotë ai, uniteti është vendimtar për vendin, shkruan Reporteri.net.

    “Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, shkruan Haradinaj një ditë më parë në Facebook.

    Mirëpo, duket se kryeministri Albin Kurti nuk i ka përfillur këto fjalë, pasi ka refuzuar të shkojë vetë në këtë takim, dhe e ka deleguar Liburn Aliun.

    Nga partitë e tjera e kanë konfirmuar kryetarët e partive, të cilët janë mbledhur nga ora 14:00 në Kuvend.

    Ndryshe, Haradinaj edhe në këtë ftesë e ka theksuar qëndrimin e tij kundër heqjes së taksë deri, siç thotë ai, të arrijë njohja nga Serbia./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!