×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti rendit katër kushtet për dialog me Serbinë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 17:55

    Kryeministri Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve .


    Në këtë fjalim, Kurti ka renditur 4 kushtet për të bërë dialog me Serbinë.

    “Nuk jam lideri i parë që flas në këtë Institucion edhe liderët tjerë të Kosovës kanë folur para meje në rrethana dhe kohë të ndryshme. Kam dalë të flas para jush si një kryeministër i një vendi sovran, i vogël por me shpresë, i ri por edhe antik që në kohë të ndryshme ka mbrojtur vlerat evropiane.”

    “Si popull kemi vuajtur okupime nga Perandori e regjime të ndryshme që kanë tentuar të asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë të marrin tokën tonë dhe të zhdukin ekzistencën tonë. Kosova e pranon dialogun me Serbinë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore që dy vendet tona dy popujt tonë të jetojnë e të punojnë në harmoni”, tha Kurti.

    Tutje Kurti, deklaroi se “Tani, si një kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave, detyrimi im i parë është që të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë.”

    “Ne jemi për dialogun, por dialog që është  mirë i përgatitur mbi parime i drejtë dhe i barabartë. Më lejoni t’i përkufizoj këto parime: I pari është pranimi i realitetit, kjo do të thotë se nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të pakos së Ahtisarit ka qenë kompromis do të thotë hapja e listës së dëshirave, që do të qonte në ngjarje të paparashikueshme.”

    “E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e së kaluarës. Për të ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte Beogardi me regjimin e Millosheviqit që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Ishte aparat shtetëror me zyrtar qeveritar e me zinxhir komande. Edhe pas luftës në Kosovës edhe regjimit të Millosheviqit, Qeveria e re nuk është distancuar asnjëherë nga Sllobodan Millosheviqi dhe krimet e tij të luftës.”

    “E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ulemi si të barabartë. Kosova nuk është një problem në dialog por është pjesë e dialogut dhe kjo duhet kuptuar. E katërta qytetarët duhet të jenë përfituese përfundimtar. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale siç është fati  e personave të pagjetur, ku 1/3 nuk janë shqiptarë”, deklaroi Kurti.

    “Çdo pranverë Kosova mban zi dhe përkujtojmë masakrat që i ka shkaktuar Serbia. Mu për këtë qështja e parë që duhet ta trajtojmë është çështja e fatit të personave të zhdukur. Kështu që ne nuk mund të injorojmë historinë”, shtoi kreu i ekzekutivit.

    “Besoj që është në interes të BE-së dhe Evropës është që të dalim me një plan mini Marshall. Plani Marshal kishte shpëtuar dhe ndërtuar Evropën”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!