Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka propozuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të kosovës është deputeti Glauk Konjufca”, ka thënë shkurt Kurti.
Votat në shumicë ishin PRO propozimit të VV-së, përveç PDK-së që e ngriti dorën për kundër. 75 vota ishin Pro Konjufcës dhe Kundër ishin 27.
Duhet theksuar se kjo kandidaturë i bllokon negociatat LDK-VV, për shkak se posti i kryetarit të Kuvendit ishte në plan t’i takonte partisë së Mustafës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.