Qeveria Kurti në mbledhjen e katërt me radhë ka vendosur që të shkarkojë Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë – Infrakos, shkruan Reporteri.net.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari tha se ky bord ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes i akuzuar për keqpërdorim i pozitës.
“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.
Ku vendim erdhi vetëm një javë pasi që Qeveria mori vendimin për shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës.
Ndryshe në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shfuqizuan dy vendimet e Qeverisë së kaluar për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendorë të duhanit. /Reporteri.net